“Më kanë përplasur me makinë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshoj se është një titullar i policisë së Gjirokastrës”.

Është kjo deklarata e thënë për ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ nga 59-vjeçari Axhem Mërtiri. Ky i fundit, i shtruar tashmë në spitalin e qyteti të Fierit ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, e cila sipas tij nuk po behët në mënyrën e duhur.

Madje Mërtiri ka shtuar se ka edhe pamje filmike, të marra nga kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit ku ndodhi aksidenti, që tregojnë qartë se cili është automjeti dhe drejtuesi i tij.

Ndërkohë në komunikatën zyrtare policia e Gjirokastrës ka deklaruar shprehimisht se: “Në aksin rrugorë Levan- Tepelenë, në hyrje të fshatit Lulëzim, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin A.M, 59 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Civil Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Vetë i aksidentuari dhe familjarët e tij kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara drejtësisë së autorit.