Mesditën e sotme policia e Durrësit arrestoi ish-shefin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Durrës, Krenar Deharin (personi që shihni në foto) me urdhër të prokurorit Arjan Ndoji, pasi akuzohet se kishte kryer veprime për arrestimin e një personi ne kundërshtim me prokurorin.

Ngjarjen për të cilën akuzohet ish-shefi i krimeve ka të bëjë me një konflikt mes dy vëllezërve në Durrës. DurrësLajm mëson se në vend që të arrestonte autorin e dhunës, Dehari ka arrestuar viktimën.

Ngjarja u zbulua gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarit, i cili tregoi shenjat e dhunës që kishte në trup dhe se ishte arrestuar ai në vend të vëllait që e kishte sulmuar.