Arrestohen në flagrancë 2 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë pët një 18-vjeçar që u kap pa patentë duke drejtuar automjetin, dhe për një 53-vjeçar që ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

*Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt,  arrestuan në flagrancë shtetasin: J.V.,18 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

*Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi: SH.L.,53 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht ish-bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Dhunë në familje”.