Policia italiane ka prangosur një 24-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka sulmuar dhe grabitur dy gra, që i kishte njohur online. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Perugia. Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë dhe dy të mitur, bashkëpunëtorë të shqiptarit.

Kanë qenë gratë e sulmuara ato që njoftuan policinë dhe pohuan para tyre, se ishin sulmuar nga disa të rinj, që i kishin njohur në internet.

Mësohet se shqiptari, ideniteti i të cilit nuk bëhet i ditur, bashkë me bashkëpunëtorët e tij kishin vjedhur një shumë të madhe eurosh.