Makina e anëtarit të Partisë Demokratike njëkohësisht dhe anëtar në Këshillin Bashkiak, me profesion avokat, mësohet se është djegur gjatë natës në Tepelenë.

Automjeti në pronësi të Xhaferr Meçes, ishte i parkuar dhe dyshimet paraprake janë se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme, kjo pasi xhami i makinës është i thyer.

Për rastin është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.