Një aksident me një person të plagosur rëndë ka ndodhur në Pukë këtë pasdite.

Sipas të dhënave paraprake, Çlirim Bukuroshi, duke lëvizur me motor ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga mjeti duke pësuar dëmtime serioze.

Mesohet se i dëmtuari po transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë.