Një pedalon ka mbetur i bllokuar në det, në zonën e Porto Romanos, në Durrës, ndërsa nuk dihet ende sa persona ka brenda.

Pedaloni rrezikon të mbytet dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila është nisur drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmë dhe shpëtuar personat që ndodhen në të.