Pasditen e djeshme, në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit në banesë, është vetëhelmuar 25-vjeçarja K.F.

E reja është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, ajo ka gjetur vdekjen në duart e bluzave të bardha, njofton policia e Durrësit.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e flijimit, ndërkohë që materialet për ndjekje të mëtejshme iu referuan Prokurorisë së Durrësit.

Ditën e sotme e reja u përcoll për në banesën e fundit, duke marrë me vete edhe motivin e aktit fatal.