Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për dy drejtues mjetesh motorike, që janë përfshirë në aksidentin e regjistruar një ditë më parë, në lagjen nr.16.

Si pasojë e përplasjes mes një mjeti tip “Hundai” dhe një motori tip “Honda”, kanë mbetur të plagosur dy të rinj nga Durrësi, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit A.R., dhe E.D., vjeç 42 e 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 16, A.R., duke drejtuar mjetin tip “Hundai”, me leje drejtimi, është përplasur me motorin tip “Honda”, që drejtohet nga E.D., pa leje drejtimi, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi dhe pasagjeri, shtetasi F.K., vjeç 27, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.