Një person ka rënë në pranga nga policia e Pogradecit dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë kanosur një 47-vjeçar.

Sipas policisë, është arrestuar Xh. T., 40 vjeç, banues në fshatin Buçimas, i cili në bashkëpunim me  I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç, të shpallur në kërkim, në lagjen nr.3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, dyshohet se kanë kanosur shtetasin J. M., 47 vjeç, me qëllimin që ky i fundit të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre,  shtetasin me inicialet M. T., 33 vjeç.

33-vjeçari, është ndaluar si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 31.07.2019, ku në lagjen nr. 1, Pogradec, u dogj mjeti tip “BMW X6” në pronësi të 47-vjeçarit.

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit me shërbim në Gjykatë dhe punonjësit e shërbimit të I.E.V.P-Drenovë, gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, ndërsa ndaj këtyre personave rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim.