Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvarur ditën e sotme.

Ngjarja sipas njoftimit të policisë ka ndodhur në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull.

Viktima, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç është gjetur i vetëvarur në banesë nga bashkëshortja.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po heton zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.