Policia britanike ka arrestuar dy shqiptarë të cilët drejtonin një fermë të sofistikuar kanabisi, në një banesë të marrë me qira nga dy shtetas misteriozë italianë, në Swansea Valley.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Pashko Paluca, 26-vjeç dhe Bekim Selmani, 27-vjeç, ky i fundit është kapur në momentin kur po kujdesej për bimët e kanabisit që kishte kultivuar në dhomën e gjumit, ndërsa në xhep i janë gjetur 250 euro para cash.

Në banesën e shqiptarëve, policia ka gjetur më shumë se 321 bimë kanabisi, që kultivoheshin në dhoma të ndryshme dhe kjo i ka habitur jo pak ato teksa kamerat që ata kanë në trup kanë regjistruar momentin kur thonë “Wow”, në momentin që zbulojnë fabrikën plot bimë. 

Para hetuesve 26-vjeçari Paluca ka kyçur gojën, ndërsa Selmani ka thënë se nga shitja e lëndës narkotike do të fitonin 5-6 mijë paund. Nga ana e tyre, autoritetet britanike vijojnë hetimet për të zbuluar të tjerë persona, që kanë lidhje me këtë grup të trafikut të lëndëve narkotike.