Mediat britanike kanë publikuar emrat e 10 shqiptarëve më të kërkuar që fshihen në Britaninë e Madhe.

Sipas listës së publikuar mes 10 personave më të kërkuar janë vrasës, ushtarakë, apo edhe persona që merren me trafik droge dhe prostitucion.

Ndër të tjera mediat britanike shkruajnë se këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe se nuk duhet t’u afrohen atyre.

Ja lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar:

1-Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje.
2-Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje.
3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç.
4- Renild Ajazi, 27 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
5- Klevis Lamkaj, 23 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
6- Ylber Kotri ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
7- Aleksander Shkulaku ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare.
9- Hysni Sokolaj, 47 vjeç i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli.
10- Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje.