Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Elbasan, pas një sherri pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Mësohet se i plagosur nga sherri ka mbetur Ardian Rista,45-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe autorin e plagosjes, të identifikuar si Shpëtim Bajrami.

Nuk dihet ende motivi i sherrit mes këtyre dy personave, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.