Policia ka dhënë detaje për ekzekutimin e dyfishtë të vëlla e motër në Kodër Rrëshen të Mirditës mbrëmjen e së martës. Sipas policisë rreth orës 20.40, në oborrin e banesës së tyre janë vrarë me armë zjarri shtetasit Vledison Filopati dhe motra e tij Esmeralda Filopati.

Policia thotë se nga informacionet e para dyshohet se ata janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës, ish-bashkëshorti i Esmeraldës i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë  po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.