Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se pas një konflikti mes dy personave, njëri prej tyre ka përdorur edhe thikën duke lënë të plagosur 57-vjeçarin me iniciale T.K.

Ai është dërguar në spital, dhe fatmiresisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje, blutë e Tiranës bëjnë me dije se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".