Ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Avellinos në Itali shqiptarët që kishin krijuar një bande për vjedhje.

Në pranga ranë një serb dhe një shqiptari, ndërsa bashkëatdhetari i këtij të fundit është në kërkim pasi mundi të arratisej.

“Hajdutët me pushime”, siç është cilësuar banda me shqiptarë, u arrestuan dje pasdite nga agjentët e skuadrës Flying të Policisë së Avellino.

Sipas mediave italiane, shqiptarit të arrestuar i firmosën urdhrin e dëbimit dhe Jetmir Shyti, do të dërgohet në Shqipëri përmes portit të Brindizit këtë pasdite.

Siç raportohet, kjo ishte një bande shumë e rrezikshme dhe i dhunshme, e pajisur me kamuflazh ushtarak, automjete të blinduara. Në nje rast vjedhje ne Cuneo, për shembull, anëtarët e bandës kishin lënë me plagë të rënda një të moshuar.