Një mjek ka humbur jetën në një aksident të ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Viktima është kirurg i spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia njoftoi se “në afërsi të fshatit Balldre, drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, Qesk Gjergji, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Mjeku nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën në spital”