Një 47-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vjet e katër muaj burg nga gjykata e Swindonit, pasi u kap me drogë. Sipas mediave britanike, 47-vjeçari Ilir Hysa, u kap muajin e kaluar me një sasi droge me vlerë 2 mijë paund. 

Pasi u arrestua, Hysa tha se po bënte korrierin e drogës pasi kishte humbur punën në një lavazh makinash dhe si shofer kamioni. Ai detyrohej të paguante një qera prej 300 paundësh dhe mospërballimi i jetesës e detyroi t’i futej drogës.