Një shqiptar nga Malisheva e Kosovës është vrarë në Bergamo dhe më pas është hedhur në kanal për të zhdukur gjurmët, por ngjarja është zbardhur. Viktima është Erion Morina, 20 vjeç. Sipas medieve italiane, shqiptari ka qenë së bashku me një kushëri në njërin nga lokalet pranë banesës.

Por në momentin që kanë dalë nga lokali, nën efektin e alkoolit ka pasur një grindje mes tyre dhe kushëriri e ka goditur Morinën me shishe në kokë. 20-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë duke humbur shumë gjak.

Për të zhdukur gjurmët, ai e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur në kanal. Rreth orës 6 të mëngjesit, disa kalimtarë vërejnë pikat e kuqe të gjakut në trotuar dhe më pas kufomën. Brenda pak orëve, policia identifikoi viktimën, autorin që është në kërkim dhe zbardhi ngjarjen e rëndë.