Një trup i pajetë, i dekompozuar është gjetur brenda një ndërtese në Tiranë. Policia sqaron se godina ka funksionuar më parë si kabinë elektrike, ndërsa trupi i pajetë është identifikuar dhe i përket shtetasit R. Z.,39 vjeç.

“Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.