Grabitet një argjendari mesditën e sotme në Elbasan, e cila ndodhet 15 metra larg nga Drejtoria e Policisë.

Mësohet se një person i armatosur dhe i maskuar ka vjedhur argjendarinë.

Bëhet me dije se ai ka kërcënuar shitësen dhe ka marrë një sasi bizhuterish me vlerë.

Ndërkohë, policia në vendgjarje ka ngritur grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes si dhe kapjen e autorit.