Nuk ka mjaftuar dhunimi nga bashkëshorti, por dajakut i është ‘bashkuar’ edhe vëllai i një 29-vjeçareje nga Durrësi.

Shtetasja A.N. 29 vjeçe, i është drejtuar komisariatit të policisë për të denoncuar dhunën fizike e psikologjike të ushtruar nga dy prej njerëzve të saj më të afërm.

Policia njofton se ka nisur procedurat për pajisjen e kësaj shtetaseje me urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti A.N. 33 vjeç dhe vëllai i gruas së re.

Në të njëjtën kohë, policia ka nisur procedimin penal ndaj bashkëshortit të 29-vjeçares nën akuzën për ushtrim dhune fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.