Një grua 54-vjeçare është gjetur e pajetë në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Pavarësia 2”, ku është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeçe, banuese në Vlorë.

Dyshohet se ajo vuante nga depresioni dhe është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.