E kanë rrahur bashkarisht, duke përdorur sende të forta, që i kanë shkaktuar plagosje të lehtë dhe lëndime në të gjithë trupin.

Policia e Lushnjes njofton se “më datë 15.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit E.K., F.P., dhe E.G., vjeç 37, 21 e 24, banues në Fier, fshatin Dushk e Fier, pasi në fshatin Rrapez kanë goditur me sende të forta, shtetasin E.B., vjeç 29, banues në Durrës”.

Tre të rinjtë akuzohen veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje, në bashkëpunim”.