Rreth 77 kilogram drogë është kapur në kufirin greko-shqiptar. 

Sasia e lëndës narkotike, e llojit marijuanë, u zbuluar brenda një mjeti që udhëtonte në aksin Kozani-Janinë. Mjeti drejtohej nga një 48-vjeçar grek, i cili u arrestua.

Brenda automjetit u gjetën dhe sekuestruan 12 pako me 76 kg e 900 gram marijuanë, 1 pistoletë Browning me një kreher me 2 fishekë 22 mm, 2 celularë dhe 250 euro.