Kapen pa maskë, gjobiten 717 qytetarë

29/10/2020 - 15:49

Policia e Shtetit njofton se vijojnë në të gjithë vendin, kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë ndëshkuar me masë administrative 717 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.

NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 717 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person ka humbur jetën te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Ai është gjetur pa shenja jete në një magazinë.

Një shqiptar ka prodhuar një skenë filmash orët e vona të së dielës në Kakavijë duke përfunduar në prangat e policisë greke.

Sinan Idrizi, partneri i kompanisë Air Albania, i cili ishte akuzuar për mashtrim nga biznesmeni turk Adnan Polat, një nga ish-presidentë

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur lehtë në Tiranë pasi në banesën e tyre shpërthu bombola e gazit.

Kanosi me armë zjarri kushëririn e tij, policia vë në pranga 41-vjeçarin. Mësohet se është sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Pesë punonjës policie në qarkun e Beratit janë pezulluar nga puna për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me që

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në Durrës ka arrestuar në flagrancë një person si dhe ka proceduar penalisht një person tje

Ekstradohet drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si "xhaxhai" i Ndraghetas. Sejdinaj u ekstradua dje drejt shtetit fqinj.

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i 24-vjeçarit në Kavajë, i cili kërcënonte një punonjës policie.

Dhunoi të motrën, por kur efektivët e policisë i trokitën në derë dhe i kontrolluan banesën, e gjetën me shkelje të tjera.