Kapet me 3 kg hashash, pranga 31-vjeçarit

19/03/2019 - 09:07

Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë, në vendin e quajtur “kthesa e Patokut”, në aksin që lidh kryeqytetin me Lezhën.

Ndalimi i tij erdhi pas informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative. Ata ndaluan automjetin në qarkullim për një kontroll të befasishëm, e brenda një televizori është gjetur e sekuestruar një sasi prej 3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

I arrestuari N.N. do të procedohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Lezhës për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Tiranë.

Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerr

Pesë persona kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Erzenit.

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident n

Një aksident është regjistruar këtë të diel në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Malit të Tomorrit.

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.

Një i moshuar është vetëplagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së tij në fshatin Gajush të Lezhës.