Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës.

Mësohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 47-vjeçari Nikola Ikonomi, i cili nga bashkëfshatarët e tij njihej dhe me emrin Laver Tozaj, por që i kishte ndërruar identitet.

Ekzekutimi i 47-vjeçarit ndodhi në fshatin Resulaj të Selenicës, ku është qëlluar me tre plumba nga një armë zjarri tip pistoletë pranë banesës së tij. 

Ai u transportua menjëherë për në spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës. 47-vjeçari, që u ekzekutuar pranë banesës së tij është një nga 4 personat që u arrestuan në vitin 2005 si pjesë e një grupi kriminal. Mësohet se grupi trafikoi 1145 kilogramë hashash nga Kakavija.

Viktima ishte i pa punë prej disa kohësh dhe nuk njihej si njeri problematik.

Ndërkohë, policia ka blinduar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.