Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një kamioni këtë të martë në Itali.

Sipas medieve vendase, mësohet se 45-vjeçari nga Shqipëria kishte disa ditë që kishte vdekur në kabinën e një kamioni të parkuar.

Zjarrfikësit ndërhynë mëngjesin e kësaj të marte, pasi ishin njoftuar për kamionin që kishte disa ditë që nuk kishte lëvizur nga zona Rovigana në Monselice dhe zbuluan trupin e pajetë.

Trupi i shqiptarit u gjet në kabinën prapa ulëses së shoferit dhe sipas autoriteteve ai ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje.