Një ngjarje e rëndë është shënuar sot sërish në Durrës. Një burrë ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij në lagjen nr.15 të qytetit.

Nga informacionet paraprake, "DurrësLajm" mëson se viktima është Hasbije Kuka, e cila është dërguar në spital nga dy vëllezërit dhe djali i mitur.

Fatkeqësisht 36-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit ndërsa nuk bëhen me dije ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Durrës/Informacion Paraprak 

Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K.,ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin  e vendndodhjes së autorit  dhe kapjen e tij