Me precedentë penalë, ja kush është grabitësi që plagosi të zotin e shtëpisë në Durrës (FOTO)

11/02/2020 - 23:45

Ngjarja e një nate e më parë ku mbeti i plagosur në lagjen nr.13 në Durres, 42-vjeçari Rexhep Terziu, nga Astrit Thaçi, një 27-vjeçar, banor po i lagjes së plazhit, mund te kishte rezultuar edhe me e rende, pasi autori ishte nje person me precedente te meparshem penale.

E shkuara problematike e Astrit Thaçit është pasqyruar në mediat italiane, në periudha të ndryshme kohore si tek La Nuova, e cila më 7 gusht 2018 shkruan:

"Është rishoqëruar në burgun e Bancali i arrestuari në Sorso të Sardenjës, Astrit Thaçi, i dënuari shqiptar, i cili u kap nga karabinierët pasditen e së dielës, pasi është ndjekur nga rruga Buddi Buddi. 25-vjeçari është rikërkuar prej disa ditësh pasi në 1 gusht nuk është futur për të vazhduar dënimin në burgun e Bancali pas një lejeje disa ditore. Personi i cili vuante prej disa kohësh dënimin për plaçkitje dhe vjedhje në apartament të kryer në Lombardi, është kapur nga radarët e zbatimit të ligjit pasditen e së dieles pasi kishte vjedhur një makinë tip Mercedes. Në vend që të ndalonte teksa forcat ushtarake i kanë kërkuar, i dënuari është larguar duke i dhënë gaz makinës."

Ndërsa më herët më 21 qershor 2013, asokohe 19-vjeçari Astrit Thaçi, lakohet si një person i përfshirë në një bandë te rinjsh shqiptare, e cila mbillte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre.

Në një konferencë për shtyp nënkoloneli Alessandro Giuliani dhe koloneli Francesco Motta deklarojnë arrestimin e dy anëtarëve të tjerë të bandës shqiptare të cilët në shkurt mbillnin terror në Calolziese.

"Shkon në pesë numri i të arrestuarve. Përveç tre personave të cilët u vendosën përballë drejtësisë dhe që vuajnë denimin në burg në Monza (Devis Gramo 23 vjeç, Bekim Dula 19 vjeç dhe Fatmir Gjata 19 vjeç), janë shtuar dhe dy të arrestuar të tjerë. Ata janë Endri Agalliu 19 vjeç dhe Astrit Thaçi 19 vjeç, të cilët mbërritën në Itali në janar si bashkatdhetarët e tyre. Jo një bandë e mirë organizuar dhe as një grup kriminal me një drejtues, por një grup banditësh që godasin në mënyrë rastësore duke dhunuar viktimat e tyre".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Finalizohet operacioni policor i koduar "Uznova", zhvilluar nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP-në, për goditjen e ar

Finalizohet operacioni antidrogë "Porcion", për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Vlorës.

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta.

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Një i ri ka humbur jetn pasditen e sotme në spital, pasi ishte përfshire ne nje aksident te rende gjate paradites.

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar që prej vitit 2017, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Një konflikt për çështje pronësie ka ndodhur mes dy familjeve në Golem të Kavajës.

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë.

Një 44-vjeçar në Durrës është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit e si pasojë ka përfunduar në spital, nën kujdesin  e mjekëve.