Godet punonjësin e policisë, arrestohet një 41-vjeçar nga Tirana.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se efektivi i patrullës e ka ndaluar shtetasin F. N., për t’i komunikuar masën administrative të dhënë për shkeljen e kryer, por ai e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.