Në një apartament në katin e tretë të një pallati përballë Drejtorisë së Policisë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët që u shkaktuan nga një tenxhere e harruar mbi sobë.

Pas tenxheres, zjarri ka përfshirë edhe aspiratorin, bën të ditur drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Adriatik Velaj, por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe përveç frikës së momenteve të para mes banorëve, nuk pati asnjë pasojë tjetër.