Një automjet është përfshirë nga flakët duke vënë në panik të gjithë zonën përreth. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori”, pranë tregut të fruta-perimeve, në Gjirokastër ku dhe automjeti i llojit “Opel” ishte i parkuar.

Makina është e përfshirë nga zjarri, ndërkohë që forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

Automjeti është në pronësi të Shpëtim Agollit, ndërkohë që përdorej nga kunati i tij, Ermal Gerveshi. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.