Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet është përmbysur, por nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.