Dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën paraditen e sotme në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë te rrethrrotullimi në hyrje të Shkozetit, pranë Urës së Dajlanit.

Njëra prej makinave tip “Toyota” me targa AA 198 YJ, ka përfunduar mbi rrethrrotullim.

Nga aksidenti raportohen paraprakisht vetëm dëme materiale, ku përveç mjeteve “Toyota” dhe “Benz”, janë dëmtuar edhe tabelat rrugore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe lirimin e trafikut.