Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “21 dhjetorit”në Tiranë, ku pronari i lokalit "Chicago" është konfliktuar për motive të dobëta me një shtetas tjetër.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Laert Hita, që është pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Identifikohet shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt dhe shpallet në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan shtetasin :

– Laert Hita, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të L. Hita) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.