Një 27-vjeçar është plagosur këtë të diel në qytetin e Korçës.

Rreth orës 02:05, në Spitalin e Korçës, ka shkuar i plagosur në këmbë me armë zjarri 27 vjeçari me inicialet R.M, sipas policisë.

Mësohet se i riu, banues në Korçë, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.