Plagosi 87-vjeçarin se e ngacmoi seksualisht, dënohet shqiptari (EMRI)

16/04/2018 - 09:21

Një i ri shqiptar në Itali është dënuar me 5 vite dhe 4 muaj burg, pasi është shpallur fajtor për plagosjen e një pensionisti një vit më parë.

Marsel Selko 23 vjeç tha para trupit gjykues se e kishte qëlluar me thikë dhe grushte 87-vjeçarin në banesën e tij në Montecatini, pasi ai e kishte ngacmuar seksualisht.

"Ai e bëri atë propozim dhe unë u çmenda. E godita me thikë, dy herë, pastaj me grushte në fytyrë. Mua kurrë nuk më kishte ndodhur diçka e tillë"- tha i riu shqiptar.

Avokatja e tij mbrojtjes, Laura Bertinotti kishte kërkuar lirimin duke thënë se i riu shqiptar e sulmoi pensionistin në kushtet legjitime të vetëmbrojtjes.

Ngjarja:

Marsel Selko jetonte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ponte Buggianese. Atë pasdite pesë muaj më parë, menjëherë pasi u arrestua ai tregoi se kishte dhunuar të moshuarin pas ngacmimeve seksuale që i kishte bërë. Ai e kishte njohur të moshuarin në afërsi të një stacioni autobusi.

Pas bisedës, pensionisti italian i kishte shprehur dëshirën t’i bënte shoqëri pasi ishte i vetëm. Shkëmbyen dhe numrat e telefonit dhe u ndanë. Marsel Selko ishte shprehur i gatshëm ta ndihmonte kur të kishte ai nevojë.

Ditën tjetër 87-vjeçari e kishte ftuar në shtëpi për kafe. Aty në kuzhinë ai kishte kërkuar më shumë nga i riu shqiptar, madje dhe duke e prekur. Në ato momente Marsel Selko nuk kishte duruar më dhe kishte sulmuar të moshuarin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga dosja e Prokurorisë, zbradhet edhe mënyra se si vepronte mafia e tokave në zonën e Lezhës.

Policia e Shtetit ka arrestuar përkohësisht një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Më 3 tetor, tre persona sulmuan një shqiptar në rrugën “Kusterëiesstrasse”, në Bilten GL.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një pikë servisi makinash në Elbasan u përfshi nga flakët ku për pasojë u dogjën disa automjete.

Disa makina janë djegur gjatë natës pasi ka rënë zjarr në një pikë servisi dhe shitjesh automjetesh.

Një e moshuar 74-vjeçare u gjet e vrarë në mënyrë mizore në një apartament në Frauenfeld (TG) të Zvicrës.

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë, pasi kanosi me armë zjarri një të ri.

Mjeti i administratorit të njësisë Farkë ka rënë pre e një sulmi me lëndë plasëse.

Policia Rrugore tregon një vëmendje më të theksuar për shkeljet e Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve përgjatë fundjavës.

Një gomone e përmbysur është gjetur pranë ishullit të Sazanit në Vlorë.