Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të së mërkurës tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Mësohet se lokali i shkrumbuar është në pronësi të shtetasit Pjetër Prela. Nga deklarimet e rojes, dyshohet se zjarri të ketë qenë aksidental, nga një defekt që ka pësuar ekspresi.

Prela është një nga denoncuesit e skandalit të pronave në Shëngjin dhe Ranën e Hedhun, ku u ndaluan 24 persona në Lezhë, mes të cilëve edhe kreu i Bashkisë, Fran Frrokaj.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.