Është qëlluar me armë zjarri brenda zyrave elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Nga të shtënat me armë zjarri është shënuar një i plagosur, i identifikuar si Bledar Okshtuni.

Mësohet gjithashtu se i plagosuri ka marrë lëndime në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.