Policia e Fierit ka sekuestruar pasurinë prej 120 mijë euro, pasi dyshohet të jenë përfituar në rrugë kriminale.

Mësohet se është vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare të shtetasit me iniciale T.B..

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për evidentimin e aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 120.000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 euro., të shtetasit T.B.

Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.