Një 27-vjeçar është plagosur me mjete prerëse pas një konflikti me një person.

Sipas burimeve zyrtare të policisë se shtetit, ngjarja në fjalë ndodhi në orën 04:10 të mëngjesit të sotëm dhe të dy shtetasit dyshohet të kenë qënë në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 04.10 min, të mëngjesit të sotëm jemi njoftuar se në njësinë administrative Trebisht, janë konfliktuar dy persona.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se:

Shtetasi A.K, 44 vjeç, së bashku me shtetasin N.O, rreth 27 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njëri tjetrin në qendër të njësisë Trebisht, ku shtetasi A.K, ka plagosur me mjete prerëse shtetasin N.O, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen autorin të kësaj ngjarje shtetasin A.K. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.