Një 54-vjeçar nga Shijaku i është drejtuar policisë për ndihmë, pasi ishte dhunuar nga bashkëshortja.

Mësohet se Policia e Durrësit “ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin  e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin S.Ç, vjeç 54 pasi dyshohet se bashkëshortja M.Ç, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij”.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.20106,”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.