Shpërthen tubi i kaldajës në shkollën “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, janë helmuar 7 nxënës në orën e laboratorit të kimisë. 

Besohet se helmimi i tyre është shkaktuar nga një reaksion kimik pasi po kryenin eksperimente në laborator.

Nxënësit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe disa prej tyre kanë vështirësi në frymëmarrje.