Policia e Durrësit njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim.

Mësohet se dy të arrestuarit, njëri prej të cilëve nga Kosova, janë dënuar me burg për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË

Bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

F. M., 47 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo i vizave”.

S. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.