Tentuan të trafikonin 613 kg drogë me gomone, shkon në tre numri i të arrestuarve në Kurbin

16/01/2021 - 10:22

Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin e koduar policor “Godull”, duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe ndalohet 25-vjeçari B.Z. i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Kujtojmë se 25-vjeçari në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. tentuan të trafikojnë me gomone në mars të 2020, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë/ Kurbin

Vijon operacioni “Godull”.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe forcat operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin.

Kapet dhe ndalohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Godull “, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

– B. Z., 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ” Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit “Godull”, ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyra e OSHEE në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë ka rënë pre e grabitësve.

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje këmbësorin e moshuar.

Një person dyshohet se është mbytur në akuariumin e portit të Durrësit.

Pamjet që vijnë nga vendngjarja e aksidentit tragjik të regjistruar rreth orës 14.55, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të F

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mesditen e sotme në Durrës.

Humb jetën një punonjës në punimet për aeroportin e Kukësit.

Një aksident është regjistruar në Shkozë ditën e sotme, ku janë përplasur dy motorë.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku humbi jetën në një galeri kromi shtetasi Fiqiri Karaj, arrestohet në flagrancë

Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë ku një person humbi jetën si pasojë e një atentati mafioz.

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është vrarë me armë zjarri silenciator. Ngjarja ndodhi pak më parë te "Rruga e Elbasani