Një punëtor ka ndërruar jetë një ditë më parë, pasi ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Guerriel’ të Shkodrës, ndërsa policia ka vënë në pranga supervizorin e ndërtimeve, Kolë Pohjan, i cili ishte i palicensuar.

Viktimë ka mbetur shtetasi Xh. C. 61 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.04.2018, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi me detyrë supervizor ndërtimesh i palicensuar, gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga nenet 170/a, 180 dhe 289 të Kodit Penal.