Një person i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës në Durrës, duke pirë fostoksinë.

Shtetasi me inciale A.T., vjeç 71, është vetëhelmuar me fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë, bën të ditur policia.

I moshuari, për motive që ende nuk dihen, e ka kryer aktin e vetëhelmimit në banesën e tij në lagjen nr.6 ditën e mërkurë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.